Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Zabllaq të Istogut.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet të ketë edhe të lënduar.
Aksidenti është shkaktuar në mes të një veture dhe një autobusi.
Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se moti ishte krejtësisht me mjegull, gjë që mund të ketë ndikuar edhe në aksident.