Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, në fshatin Karin, Peqin. Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.
Artan Hoxha tregon si ndodhi vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Botapress.info/