Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë, e cila ka përfunduar thuajse e përmbysur.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
SI pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë.