Boapress, 30 prill – Një aksident i rëndë ndërmjet tri veturave ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Leshan të komunës së Pejës, ka njoftuar në Facebook gazetari Florent Zeqaj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa shkaktar i aksidentit besohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë.
“Nje aksident i rend trafiku me te lenduar ka ndodhur ne keto momente ne fshatin Leshan, te Pejes. Te lenduarit jan derguar me ambulant per trajtim ne spitalin e Pejes. Shkaktar i ketij aksidenti ku kan qen te perfshira tri vetura ka qen mos pershtatja e shpejtesise.!”- ka njoftuar Zeqaj në Facebook.