Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore dy vozitësit, me ç’rast janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj deklaroi se të lënduarit më pas janë liruar.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të Spitalit Rajonal të Gjakovës. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si pasojë janë lënduar vozitësit e automjeteve, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit dhe më pas janë liruar”, deklaroi ai për Sinjalin./ Botapress.info/