Në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Ai ka njoftuar se nga aksidenti i cili ka ndodhur sot janë të lënduar tre persona.
“Me datë 24.03.2022 rreth orës 19:25 në Autostradën ” Ibrahim Rugova” në KM e 21-të, drejtimi Prizren është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira ne aksident janë raportuar dy automjete te tipit mercedes me targa vendore. Ndihme mjekësore kanë kërkuar tre persona të lënduar te cilët janë përcjellë në emërgjencë në Prizren. Njësitë relevante policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin. Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes ne trafik dhe respektim te rregullave dhe kufizimeve të shpejtësisë të vendosuar përmes shenjave në rrugë lokale, rajonale dhe autostradë.”./Gazetablic.com