Aksident i rëndë, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak. Sipas burimeve bëhet me dije se një traktor është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit dhe më pas edhe drejtuesi i traktorit.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Botapress.info/

ngjashme