[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AKR do të mbikëqyr qeverinë e Lladrovcit



Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR), gjatë javës së ardhshme do të formojë qeverinë nën hije, për të mbikëqyrur punën e qeverisë komunale të Ramiz Lladrovcit.

Kryetari i degës së AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi ka njoftuar se gjatë takimit të sotëm të kryesisë së kësaj dege, është miratuar propozimi për formimin e qeverisë nën hije, qëllimi i së cilës siç tha ai do të jetë mbikëqyrja e punës së qeverisë komunale dhe po ashtu do të jetë zëdhënëse e popullit.

Kabineti do të udhëhiqet nga Thaçi dhe do të ketë të emëruar për çdo drejtorat. Ai po ashtu njoftoi se AKR po rritet, pasi në këtë parti ka pasur anëtarësime të reja, ndërsa presin që edhe në ditët në vijim të ketë prurje të reja.

Ndryshe një model të tillë të qeveris nën hije ka pasur Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëhiqej nga ish kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi.