Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare. Garuesi kosovar ia doli ta mposht në çerekfinale grekun Michail Tsoutlasvili, në evenimentin që po mbahet në Oran të Algjerisë.
Gjakova e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti grekun.
Kështu, ai bëhet gjysmëfinalisti i parë dhe i afrohet medaljes në “Oran 2022”. Paraprakisht, sot u eliminua Arbër Kullashi në rundin e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë. Ndërsa, sot do të garojë edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 62 kilogramë./Botapress.info/