• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Akademi përkujtimore në përvjetorin e 23-të të rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekajt

nga Bota Press
1 Maj, 2022
në Diaspora, Lajme
ShareShareShare
Rtv Folklori, në 23 vjetorin e rënjës së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, mban :
              A K A D E M I    P Ë R K U J T I M O R E  !
Drejtori i Rtv Folklori, z. Adem Shaban Haziri, moderatorja, Fahrije Grabovci, si dhe stafi redaktues, Xhemail Ganiu Kumanova, Flora Hysenaj Dardane, Bashkim Vokshi dhe Ramadan Reka në këtë përvjetor, të 23-tin e radhës, kishin të ftuar në këtë akdemi e cila zhvillohej drejtpërdrejtë në Rtv Folklori, përveq mysafirëve, edhe 11 panelistë, kryesisht bashkëvprimtarë, bashkëpartiakë dhe bashkëluftetarë të Heroit Sali Çekaj, dhe këta ishin :
1. Smajl Çekaj, vëlla i Heroit  Sali Çekaj,
2. Milazim Maraj, bashkëluftetari i Heroit Sali Çekaj,
3. Gjeneral Fadil Hadergjonaj, ish Komandant i forcave tokësore n’FSK dhe bashkëluftetarë i Heroit Sali Çekaj,
4. Osman Ferizi, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, njëherit bashkëluftetarë i Heroit Sali Çekaj,
5. Fatmir Bajraj, analist dhe aktivist i çështjës kombëtare, bashkëpartiak i Heroit Sali Cekaj,
6. Jakup Gërguri, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për NRW n ‘DE,
7. Bashkim Vokshi, anëtar i Shoqatës “Sali Çekaj”në Zvicer,
8. Hasan Qyqalla, shkrimtar,
9. Bahtir Kastrati, Kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks,
10. Daut Haxhaj, Kryetar i Lobit Euro-Atlantik, Norvegji, si dhe ;
11. Fetah Rudi, lëgjenda e gjallë, ish Deputet i Republikës së Kosovës !
Pas shfaqjes së një dokumentari në valet e Rtv Folklori të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, dokumentar ky i pergaditur me skenar të ish mikut dhe bashkveprimtarit të Tij të afërt, ish Kryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në mergatë, z. Hafiz Gagica dhe regjisorit, z.Halil Rrustemaj, moderatorja e programit, i dha fjalën Drejtorit të Rtv Folklori, z. Adem Shaban Haziri, i cili përshendeti shikuesit dhe panelistët e ftuar të kësaj akdemie përkujtimore dhe me pas edhe moderimin e programit me të ftuarit nga ana e zonjës Flora Dardane, e cila pasi përshendeti dhe falenderoj panelin, i’a dhe fjalën z.Milazim Maraj, bashkëluftetar i Heroit Sali Çekaj, përfshi edhe  Betejën e Kosharës legjendare.
Z.Milazim Maraj, foli për historikun e filleve të para të organizimit të rezistencës së armatosur duke filluar me organizimin e rojeve të vendbanimeve dhe skenarin e fazave të metutjeshme, konform rrethanave historike të imponuara nga armiku dhe si përgjigje imediate adekuate e qytetarve të Republikës së Kosovës, dhe t’gjitha këto, nën organizimin e LDK-së që n’vitin 1990.
Z.Milazim Maraj, foli edhe për fazat e parapara të organizimit të rezistencës së armatosur, mundësitë e furnizimit me armatim dhe gadishmerinë e pamohueshme të ish oficerëve të karierës në ish APJ që t’i përgjigjën kushtrimit të menjëhershëm të Institucioneve të Republikës së Kosovës, njësoj siq ishte përgjigjur Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, nëvojës së çlirimit të atdheut nga pushtuesi Osmanlinj, Perandoria Turke !
Me pas fjala i’u dha, Osman Ferizit, Kryetar i deges së LDK-së në Gjermani, dhe një nga ushtarët e parë të stervitur në Shqipëri dhe të cilët në krye me Heroin Sali Çekaj, sollën edhe armatimet e para n’Kosovën e robëruar.
Z. Osman Ferizi, pasi foli për aktivitetet ushtarake & luftarake të grupeve të para, ai foli me pietet dhe krenari për Komandantin Sali Çekaj, tani Hero i Kosovës, duke pohuar faktin se ishte Sali Çekaj, ai që printe dhe hapte shtigjet për kalimin e kufirit të hekurt, dhe nuk isha unë, as Zahir Pajaziti dhe as Adem Jashari.
Me pas, fjalen mori, z.Fetah Rudi, i cili foli n’superlativ për figurën unike të Heroit Sal iQekaj, për karaketrin e Tij të veqant dhe vyrtytet shembullore si intelektual, veprimtar politik dhe ushtar e komandant në betejat e zhvilluara për çlirimin e Kosovës !
Gjenaral Fadil Hadergjonaj, foli fillimisht  për FARK-un, Ministrinë e Mbrojtjës, Kolonel Ahmet Krysniqin si Minister i Mbrojtjes dhe kontributin e Heroit Sali Çekaj në koordinimin dhe bashkëveprimin e vartësve të Institucioneve legjitime dhe legale të Republikës së Kosovës, deri të Komandanti suprem, Presidenti Ibrahim Rugova.
Foli për linjën e subordinimit, veshtirësitë e kohës dhe ashpersinë e betejave kunder armikut.
Z.Fadil Hadergjonaj, u ndal në elaborimin në  detaje të Betejave në Dukagjin, përfshi këtu, betejën e Loxhes dhe n’veqanti, atë të Kosharës heroike së ciles i priu Agim Ramadani e Sali Çekaj, tanimë Heronjë të Kosovës.
Ishin prekëse dhe emotive rrefimet dhe momenti i rënjës së Heroit Sali Çekaj në “Rrasë të Koshares”, atu ky beteja u zhvillua dhëmb për dhëmb me armikun serbo-sllav, dhe aty ku ra heroikisht, Kryekomandanti i rezistencës së armatosur për çlirimin e Republikës së Kosovës, Heroi i saj, Sali Çekaj.
Gjenerali Hadergjonaj, foli edhe për momentet e terheqjes së trupit të Heroit dhe momente e papërshkruara të dhimbjës, por edhe të krenarisë kombëtare për Komandantin ekzemplar, Sali Çekaj.
Kryetari i Lobit Euro Atlantik, ish Kryetar i Degës së LDK-së në Norvegji, evokoj kujtime të mira dhe pozitive në kontaktet me ish bashkpartiakun dhe bashkëveprimtarin Sali Cekaj, si një figurë dhe personalitet i jashtëzakonshëm dhe me tipare unike që e dallonin nga të tjerët, për çfarë edhe bëri diferencën e veprimit për kauzën e lirisë duke u përjetësuar me 19 prill 99 në Betejën e Koshares.
Pasoj paraqitja e Bashkim Vokshit nga Shoqata Sali Çekaj me seli në Zvicër, duke prezantuar me krenari emrin e Shoqates e cila mban emrin e Heroit dhe kontributin e saj në shumë aksione humanitare dhe kryesisht në ndihmë invalidëve të luftës dhe ish ushtarëve të lirisë.
Në vazhdim, fjalën e mori, autori i këtyre rreshtave, i cili lexoj një fjalë shkruar për Heroin Sali Çekaj dhe levizjen nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri & pavarësi n’krye të së ciles ishte presidenti Rugova, dhe n’veqanti në lidhje me krahun e rezistencës së armatosur, kreator i së ciles është, Heroi Sali Çekaj.
Smajl Çekaj, vëlla i Heroit, mori fjalën dhe falenderoj fillimisht Rtv Folklori, stafin realizues dhe Drejtorin e Rtv, sikurse edhe panalin e respektuar për kontributin  e tyre në hedhjen dritë të jetës dhe vepres së Saliut përmes akdemive të tilla në nderim të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Me pas, fjalen mori z.Jakup Gërguri, Kryetar i Nëndegës për NRW, duke përshkruar personalitetin dhe figurën e Heroit Sali Çekaj, si dhe duke evokuar momente dhe raste të bashkëveprimit dhe aktivitetit politik në Degën e LDK-së në Gjermani.
Z. Gërguri e quajti Hasan Prishtinë të dytë dhe hiq ma pak se Ay.
Në fund të transmetimit të drejtëpërdrejtë të akademisë, Drejtori i Rtv Folklori, dhe zonja Flora Dardane, bashkë me moderatoren , Fahrije Grabovci, falenderuan shikuesit dhe panelin e akademisë, dhe shpallen të mbyllur këtë event kushtuar vepres dhe jetës së Heroit Sali Çekaj.
Lavdi, vepres dhe jetes së Heroit Sali Çekaj !
fb
Tags: Akademi Sali CekajLdk Gjermani

Të ngjashme

Lajme

Kurti ‘endet’ në kompanitë teknologjike, Biden mirëpret kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Bogujevci – Daçiqit: Ju jeni përfaqësues i qeverisë që më vrau të gjithë familjen

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

E dhimbshme ndahet nga jeta boksieri gjerman, pëson atak kardial gjatë meçit

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Avancon Armend Muja, tash i shpalos edhe ëndrrat e Kurtit

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • 11 ditë dhe asnjë takim zyrtar në SHBA, Kurti gjenë pak kohë edhe për një aheng të shqiptarëve atje
  • Kurti ‘endet’ në kompanitë teknologjike, Biden mirëpret kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë
  • Bogujevci – Daçiqit: Ju jeni përfaqësues i qeverisë që më vrau të gjithë familjen
  • E dhimbshme ndahet nga jeta boksieri gjerman, pëson atak kardial gjatë meçit
  • Avancon Armend Muja, tash i shpalos edhe ëndrrat e Kurtit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.