[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aida Dërguti tregon pse i tha ‘m*t’ Albin Kurtit



Deputetja e PSD-së, e ka mohuar kategorikisht të ketë qenë pjesë e SHIK-ut. E gjithë situata e cila e ndërlidh Aida Dërgutin me SHIK-un, sipas saj, është shpifje dhe për këtë tha ajo, edhe mund ta çonte në Gjykatë ish kolegun e saj, Glauk Konjufcën por nuk e bëri.

“Kam shërbyer gjatë korrikut dhe gushtit, ende pa u themeluar SHIK-u, dhe ata që kanë qenë në Prishtinë atë kohë në atë periudhë e dinë se njerëzit ktheheshin. Ka qenë kohë shumë e dhimbshme sepse i shihje gratë që kishin mbetur pa burra e pa shtëpi, vinin e na drejtoheshin për strehim. Kush e kujton këtë periudhë ka shumë çka për të folur. Kjo periudhë e shërbimit ka qenë në kuadër të UÇK-së”, ka thënë ajo.

“Në kohën kur është themeluar SHIK-u unë kam qenë duke punuar në një organizatë jo qeveritare, në Ferizaj”, ka shtuar më tej ajo. “I kam ndërprerë dikur kah gushti, nuk e shihja një vend ku mund të kontribuoja”.

Dërguti ka thënë se kur ka shkuar në Vetëvendosje ka treguar gjithë biografinë e saj, ndonëse kishte vetëm 5-6 javë shërbim në B2.

“Kam qenë e sinqertë në çdo pjesë të rrëfimit tim, kudo që kam qenë e angazhuar dhe këtë e ka ditur Vetëvendosje, e kanë të gjithën, ku kam punuar dhe kur kam punuar sepse mendoj që njerëzit duhet.