[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ai që deri dje i ruante shpinën Ali Ahmetit, sot ka një mesazh kundër BDI-së!



A ka ndonjë dashamir që të ndërmjetëson deri te Ministri i punëve sociale mfalni agjencionit per kujdesje sociale joo ? Ministrit të facebookut, hmmm MVR NA VMRO dhe tash mu kujtua Agim Nuhiu se mu mka blloku në fb e spo muj me ja dërgu do sugjerime dhe këshilla, kshtu pra Z. Ministër kur ta përplas dikush të vërtetën në sy menjër ik,bën bllok ndoshta edhe më etiketoni me ndonjë cilsi të keqe po ska lidhje jam i mësuar nga partnerët tuaj të MVR- VMRO-s me dosje të pa baza të më njollosin por kot e keni ndërgjegja ime flet ndryshe, Un e dij se ti edhe nuk ke aq faj të madh pse ne Shqiptarët jemi në këtë gjendje katastrofale,të shtypur dhe të degraduar në këtë dikaster ku ju drejtoni po fajin më të madh e ka ai Tullaci që ishte para teje Zemri Qumili që na ka pru në ktë gjendje mizore, po bile ju mos humbni kohen duke e eksponu veten me kto aktivitete humanitare po rregulloje njëher statusin e Shqiptarëve në ministrin e punëve të mbrendshme. A do të tregoj un se ku të shkosh për vizit? Ta them une Puçe; shko në Njësin për detyra speciale (Tigar) përqafoje dhe fotografohu me ndonjë pjesëtar Shqipëtar aty po joo s’ka asnjë. Pastaj shko në Njësin për renditje të shpejt EBR shih si është gjendja aty nga 500 pjestar që numron ajo Njësi vetëm 40 janë Shqiptar dhe grada më e lartë e Shqiptarve aty është Komandant Togu edhe Ai mbiemrin e ka me Skii që do të thotë gjysem Shqiptar, pastaj shko një vizit te Njësiti Alfa dhe vërtetohu se grada më e lartë e Shqiptarve aty ësht Tim Lider që dmth shef patrolle, a e din ti Z.minister se gati në gjdo sektor Shqiptarët me fakultete dhe magjistratura të kryera udhëhiqen nga eprorë maqedonas që kan të kryera shkolla të mesme ose shkollë të lartë dy vjeçare? A e din se sa padrejtësi u është bërë edhe kandidatëve te rinj që konkuronin për polic ku të gjithë ata që ishin të aftë dhe me shkolla të larta i refuzonin ata të famozshmit DSK-ja ose UBK-ja, a thua pse? Sepse ata një dit do të dalin kuadra të suksesshme dhe duhet avansuar kshuqë arsyetohen pastaj dhe thonë se skeni kuadra të shëndosha për pozita më të larta! A i mendoni këto gjëra ju apo veq dëshironi të keni numra dhe të dilni para ekraneve televizive dhe të tregoni se keni punësuar 2000 polic, mosni Z. Minister se po shkatrroni një gjeneratë të tërë, kthjellohuni bëhuni të vendosur dhe të përgjegjshëm që ti evitoni kto padrejtësi se asnjëher nuk është von. Mos ta zgjas më shum më falni nëse kam gabuar diku i kisha lutur kolegët që tmë korigjojn nëse kam bërë ndonjë lëshim, Me respekt kolegu juaj Milazim Kadriu.