Avokati Tomë Gashi, ka kritikuar pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë”, të cilët e kanë përdorur edhe flamurin kombëtar dje në Prishtinë. Ai është drejtuar me fjalë ofenduese ndaj komunitetit LBGTI, përmes një postimi në Facebook.
“B*** juaj punë e juaj! Jo me Flamurin Kombëtar o.. e dini ju vet çka jeni…”, ka shkruar Gashi.
Atij i ka reaguar njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Gashi, përcjell Bota sot. Ai ka ironizuar me Gashin, duke thënë se “ai e ka licencën për këtë punë”.
“Kujdes: para se me e përdorë flamurin kombëtar për ndonjë aktivitet, duhet me e pyet ‘avokatin’ a bën a jo, se ai e ka licencën për këtë punë”, ka shkruar Gashi në Facebook.
“Parada e Krenarisë” është mbajtur dje në sheshet e Prishtinës, ku morën pjesë qindra qytetarë./BS