[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmeti tregon masat e ndërmarra ndaj mësueses së shkollës ‘Emin Duraku’



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka reaguar me rastin e mësues së shkollës fillore “Emin Duraku”, Lindita Ilazi – Fazliu, që kishte publikuar fotografitë e nxënësve të klasës së dytë në Facebook si “dënim” për faktin që nuk e kanë mësuar vjershën.

Ahmeti me anë të një postimi në facebook ka thënë fotografia e postuar nga mësuesja është bërë në një llogari të mbyllur dhe me marrëveshje me prindërit.

Por, për kundër saj ai ka thënë se kanë marr disa masa.

LEXO EDHE :Publikimi i fotografisë së nxënësve nga mësuesja, shkelje e rëndë e privatësisë

 

Postimi i plotë i Ahmetit:

Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë

Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.

Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra

Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim

Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës

Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor.

P.S. Udhëzimi administrativ

Ligji Nr.2004/37

PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit

Neni 4

4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit

vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të

organeve dhe palëve të interesuara.

Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve

dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;

Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe

punëtorëve të tjerë të institucionit;

5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:

Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe

me ligj;

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore

Neni 2

Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore

Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës

disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:

e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;

nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:

të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;

informatat shëndetësore dhe mjekësore;

problemet familjare;

rezultatet e notimit (testit) etj;