[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmeti me lutje publike: Ma gjeni dikë t’ia shes Q7



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti derisa ka folur për premtimet e tij, është përmendur shitja e makinës të tipit Q7, e cila ka mbetur në garazhet e komunës, prej kur nga aty u largua, ish-kryetari Isa Mustafa.

“Ndoshta do të duhet ta vendosim në shesh dhe ta shohin njerëzit në mënyrë që të shitet”.

“Publikisht po e them, ma gjeni dikë ta shes”, ka thënë Ahmeti në “Zona e Debatit” .

Ai ka thënë se vlera e kësaj makinë ka qenë 41 mijë euro, por që është amortizuar deri tash me ligjet e Kosovës, kurse arsyeja e mos shitjes deri tash thotë se janë harxhimet e mëdha që ka.