[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmeti: Asnjë parti nuk mundet me fol për zbatimin e masave me atë sjellje gjatë fushatës



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, ku tha qeveria nuk mund të kërkojë zbatim të masave nga qytetarët, pas tubimeve të partive politike që u mbajtën gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

Ahmeti ka shpërndarë një postim të tij, që e kishte bërë më 21 shkurt, ku kishte akuzuar partitë politike pas fushatave me tubime.

“Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës. Sot Adonis Tahiri ja u tha edhe në mbledhjen e komunave me minstrin. Edhe pse i kemi dënuar partitë me gati 30 mijë euro, “na e keni humbur legjitimitetin të kërkojmë diçka nga qytetarët”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.