Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme ka paraqitur të gjeturat nga hetimi dhe rinumërimi i një vendvotimi në Fushë Kosovë ku u dyshua për keqpërdorim të votave.
Ai ka thënë se numri i votave të hedhura në kutinë e votimit, përputhet me numrin e nënshkrimit të votuesve dhe se edhe rinumërimi e nxjerr të njëjtën shifër.
“Kemi numër shumë të vogël të vendvotimeve apo të formularëve të rezultateve që janë në auditim. Por, pavarësisht kësaj do ta përgatisimit raportin e auditimit në të gjitha ato vendvotime që numri është pothuajse shumë i vogël, procesi iverfikimit apo të krahasimit të rezultatëve. Nga barazimet totale rezulton se janë 255 vendvotime të cilat do të hetohen dhe do të krahasohen me të dhënat të cilat janë shënuar në vendvotim me qëllim që të shohim se sa kanë qenë të sakta rezultatet që janë shënuar në formuralët e rezutltateve të kandidatëve” ka thënë ai.
Ahmetaj ka shtuar se kërkesës apo vendimit të KQZ për rinumërim në vendvotimin e Fushë Kosovës, sekretariati ka bërë hetim paraprak dhe pastaj e ka bërë rinumërimin.
“Sipas vendimit të KQZ, ekipi i hetimit në QNR ka shikuar vlefshmërinë e tyre dhe vendin nëse i takojnë atij fletëvotimit. Nga vlerësimet e këtyre kritereve del që janë të vulosura dhe përmbajnë numërin e fletëvotimit të printuar dhe numrat serikë që i takojnë atij vendvotimi” ka thënë Ahmetaj.
“Janë 22 fletëvotime që janë dëmtuar dhe janë futur në zarfin numër 1, katër fletëvotime janë me kusht dhe 463 fletëvotime janë brenda kutive. Numri i hedhur është i nëjtë me numrin e nënshkrimeve në listën përfundimtare të votuesve. Nga barazimi rezulton se 22 janë marrë nga policia për hetim, ndërsa 463 fletëvotime janë të hedhura brenda kutisë. Fletëvotimet e dëmtuara gjatë ditës nuk përzihen në asnjë mënyrë me fletëvotimet brenda kutisë”.
Ai ka thënë se rekomandimi ëshë që të rritet niveli i tolerancës.
Por, anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama, ka thënë se rinumërimi është bërë pa vendim të KQZ-së dhe akuzoi se komisionerë të PDK-së dhe LDK-së i vulosën fletëvotimit pasi u krye procesi i votimit.
“Në raportin e policsë nuk ceket koha kur ka ardhur policia. Në bisedë me komisionerët e VV-së që kanë qenë para se me u përmbyll vendvotimi, anëtari i KKZ-së, komisioneri nga LDK dhe një nga PDK kanë filluar me i vulos fletëvotimet që kanë mbetur. Pastaj, ai ka filluar të shqyejë dhe për këtë i kemi të dëmtuara. Pse u hap kutia pa vendim të KQZ-së? Ne kemi kërkuar hetim dhe s’kemi votuar për rinumërim? Kemi shkelje pas shkelje. Ka pasë në vendvotim dhe pastaj në QNR. Ky vendvotim është aq i dëmtuar sa s’duhet të kalohet”.
Ahmetaj tha se vendimi i KQZ-së ka qenë për rinumërim dhe në bazë të këtij vendimi ata kanë vepruar.
Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga LDK, Florian Dushi, ka thënë se hetimi përfshin edhe rinumërimin, prandaj, sipas tij, është esenciale që kjo të ndodhë për secilin hetim.
“Pa të drejtë e keni çuar në hetim një vendvotim që sipas rregullativës sonë të brendshme i ka plotësuar të gjitha kriterët për të procesuar si i rregullt. Pesë rekomandime të QNR i kemi votuar në mënyrë unanime pa e konstestuar asnjërin prej tyre. Duke bërë kalkulime të votave të kandidatëve provojmë të dramatizojmë një proces që edhe pas një hetimi të padrejtë del që i plotëson të gjitha kriterët. Kërkoj shmangien prej hesapeve plitike dhe të veprojmë konform rregullativës së brendshme dhe të gjeturave në atë vendvotim”.
Pas tij, ka reaguar anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili tha se edhe në këto zgjedhje pati përpjekje për vjedhje industriale të votave.
“Ka pasë përpjekje për vjedhje industriale nga PDK dhe LDK. Në një vendvotim në Harilaq, komisineri i PDK dhe LDK kanë filluar t’i vulosin fletëvotimet e papërdorura, pra me i vjedh dhe kur i është tërhequr vërejtja i kanë shqyer dhe ato i kanë marrë policia. Po flasim për një krim. Kemi përpjekje për vjedhje, por kjo s’ka me ngjarë më. Atje u thye ligji. Ne s’i zëmë besë njëri-tjetrit sepse e kemi zënë njëri-tjettrin duke vjedhë. Policia i ka arrestuar tre persona që ka qenë një anëtar i KKZ-së, një komisioner i PDK-së dhe një LDK-së”.
Edhe Kurteshi ka thënë se e s’janë të interesuar për të vazhduar me procedimin e këtij vendvotimi, percjell Botapress.info