[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ahmetaj: Nuk ka datë të saktë për liberalizimin e vizave



Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj nuk ka përcaktuar ndonjë datë për liberalizim të vizave mirëpo ka thënë se është duke u punuar vazhdimisht në këtë drejtim.

 Në një intervistë për Televizion Publik, Ahmetaj ka thënë se liberalizimi i vizave është vullnet i shteteve anëtare të BE-së.

“Çështja e liberalizimit është e një rëndësie të veçant, ne asnjëherë nuk jemi ndalur duke tentuar të gjejm formën që ma shpejt të plotësohen kriteret. Liberalizimi nuk varet plotësisht nga ne është vullnet i shteteve anëtare të BE-se”, ka thënë Ahmetaj.

Sipas saj, është pa maturi të flitet për data të sakta.

“Nga kriteret që na janë ndarë nuk besojë se do dalin kritere tjera. Nga informatat që kam e di që institucionet tona janë të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, besoj se shumë shpejt do plotësohen të gjitha kriteret dhe PE të jap dritën e gjelbër për kosovarët”.