“Ah sa shumë do të na mungosh….” VIP-at shqiptarë “shpërthejnë” në lot për Vjosa Berishën

Sot u nda nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të.

Lajmin e trishë e dha vetë bashkëshorti i të ndjerës, Fatos Berisha, përmes një postimi në “Instagram”.

Regjisorja ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.

 

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, shkroi bashkëshorti.

Të shumtë kanë qenë ata personazhe të njohur të cilët kanë reaguar për ndarjen nga jeta të regjisores ku i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të saj.

ngjashme