[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agron Zeqiraj:Poemë në mes të malit



Poem në mes të malit.

Sa valë mendimesh me vijnë…
Rrotullim ndjenjash të brishta,
Sikur vet ndjenjat e një gruaje
Që kërkonë shpëtim në zemrat me zjarrë të përveluar, por të etur…
Saherë shkelim më këmbë zbathur mbi gështënja të nxehta.?
Uhuu, ç’na vjen një i nxehtë në zemër përmbrenda,
Me dashuri kur dalim në Pranvera!

Por, prapë mbesim në mendime të shumta…
Dhe gjoksin ofrojmë te problemet e vërteta,
Duke rrahur trurin e pyetur vetën?
Njeri, ç’kërkonë ti n’këtë botë, o kafshë e pangopur në mendje?
E, çuditërisht, duam prapë të kemi brishtësin e një femre, së paku deri në vdekjën tonë të radhës me xhemba…

Edhe trotuareve me lule, borë kishte kudo..
Se atje ishin edhe kujtimet e acarit,
Kur shpirtit i vinte ftohtë nga të katër anët,
Duke mbajtë peshën e fatit,
Në pikëllime të shumta pa vrarë askënd
Që s’të ndalon kush t’ju shohish sytë…
Asnjëherë, as bora e Zezë që të del në prit!

Mendimet na mbajnë gjallë për kujtesë,
Se, pa kujtesë do të jemi vetëm kafka njerëzish…

Mendojmë shpesh në kulturën e tjetrit,
Dhe humbim vetën duke u fshehur në dhimbje të fatit, të fjalëve të bukura të ngushëllimeve…
Mendimet na mbajnë gjallë për të kaluar në tjetër jetë, atje ku jeta jonë na pret të gjithëve,
Atje në mes të malit, ku vetëm lule nuk ka!

Agron Zeqiraj
Pforzheim, XXVII.I.XXV