[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agron Zeqiraj: Po digjësh, atdheu im…



Agron Zeqiraj: Po digjësh, atdheu im…

Sa tu dogjën sytë, ty atdheu im
Nepër dhimbje të shumta që vetëm ti i mbaje,
E eshtrat që të janë ngrir çdo ditë nga gjakatarët.

Ti u bëre mburoj e kala përher..
Dhe armikun, sikur e asgjesove pa mëshir.

Eh, sa jam krenar për ty, atdheu im!
Se me jep emrin e gjakun, shqipëtar,
Me jep dhe vuajtjet tua, që i mbaj çdoherë.

Po ti u dogje duke pritur lirinë,
Që të mbante gjallë, kur bijtë e tu i kujtoje.

U dogje gjithmonë e në çdo kohë
Se i deshte bijtë e tu, dhe ata të donin ty,
Si atëherë, si dje, si sot për këtë liri.

Po qu bë vallë sot, me bijtë e tu?
Ata, të dashurit e zemrës sate…

Erdhën, të panë zonjë e bukur, por të ngrat
E ta vjedhën bukurinë, ta vjedhën krenarinë.
Eh, këta bijtë e tu, bajlozat e zi!

Të deshtën ndoshta me hile
Sepse ti nuk ishe katile, si ata!

Tu dogjën sytë, ty i imi atdhe
Se nuk po don ti shohësh fëmijët tu,
Duke te vjedhur çdo gjë që po munden mbi dhe!

Po ta vjedhin lirinë çdo ditë,
Edhe pasurin që u’a le trashëgim.

Do të digjësh çdo ditë…
Ti o ATDHEU im,
Me fëmijët që ke!!
Pforzheim, 15.02.2017