Agron Zeqiraj: Dritë shprese…
A do i ndali ato drita ndonjëherë
Dritat që më dalin përpara,
A do i ndali dritat me shumë ngjyra
Dritat, që Perëndia m’i ka sjell?.
A do t’shuhen edhe yjet në qiell?
Atje lart, që shpesh na bëjnë dritë,
Ato drita që flasin me hënën
Sa herë ne që kërkojmë dritë!
A do t’ketë dritë edhe për mua?
Dritë që hënën ta shpëtojnë,
Se ç’mu mbush qielli me yje
Thash se jam sonte në pranverë!
——-
Pforzheim, 01.02.2016