[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agron Mustafa: Kënaqësia ime më e madhe, thirrja me kondin e ri shtetëror telefonik +383!



Që nga ardhja ime ne krye të Telekomit të Kosovës, saktësisht dy vite më parë, sot përjetova kënaqësinë më të madhe, sepse realizova thirrjen e pare me kodin e ri shtetëror telefonik +383. Isha plot emocione në demonstrimin e kësaj thirrje para të gjithë atyre mediave prezente në ambientet tona sot.

Këtij Lajmi të Madh sot nuk iu gëzova vetëm unë, por janë të parët 2,300 punëtorët tanë, të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse kodi është Kosovës e po ashtu edhe #Valaime është e Kosovës. Në të njëtën kohë, strukturat më të larta evropiane e përshëndetën sot fillimin praktik të funksionimit të #383.

Telekomi i Kosovës do të njihet në botë në mënyrë unike dhe qartazi të identifikueshme edhe përmes kodit shtetëror telefonik #383, diçka që na ka munguar qysh prej çlirimit.

Thirrjet pa probleme mund të realizohen brenda territorit të Kosovës, përderisa thirrjet nga operatorët ndërkombëtarë mund të vonohen ca ditë deri sa të jetë e mundur lirshëm për realizimin e thirrjeve. Deri më tani kemi thirrje dhe konfirmim të realizuar prej disa ooperatëve që vijnë nga Shqipëria dhe Italia dhe jemi në pritje të thirrjeve dhe konfirmimeve nga operatorë të shumtë ndërkombëtarë prej vendeve të ndryshme.

Ashtu si potencova sot gjatë konferencës për media, probleme teknike mund të kemi gjatë implementimit dhe shfrytezimit të kodit, por pa dyshim do të jenë probleme minore, por rëndësia e kodit është jashtëzakonisht e madhe. Përveç kësaj, bëra edhe thirrje publike tek të gjithë qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, të fillojnë të bëjnë presion tek operatorët e tyre mobil për hapjen e ‘routave’ drejt vendit tonë, nëpërmjet kodit të ri telefonik.

Tashmë stafi im pas kërkesës sime, janë duke bërë gati produkte më ndryshe deri më tani, që do të lidhen me fillimin e shfrytëzimit të kodit të ri telefonik. Kodi i ri sjellë me vetë produkte dhe oferta të reja atraktive.

#Valaime #ValaeKosovës