Kandidati nga LDK për Kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka kritikuar Kryetarin aktual, Agim Bahtiri, për veturat luksoze të parkuara në Komunë.
Para pak kohësh Gazeta kishte publikuar këtë fotografi ku shihen disa vetura luksoze të parkuara në një pjesë më të mbyllur në parkingun e Komunës. E pamja e tyre sipas Agollit është tragjike. Ai tha se pronari i tyre është kryetari i komunës më të varfër në Kosovë, e cila gjatë mandatit të tij veçse është varfëruar në vend se të zhvillohej.
Postimi i plotë:
“Mirëmengjesi Mitrovicë,
Me këtë pajme luksi, gjysëm milion €, të veturave private të Kryetarit aktual të Komunës.
Pamja është tragjike për faktin që pronari i këtyre veturave ishte për tetë vite Kryetar i Komunës më të varfër në Kosovë, në mandatin e të cilit Mitrovica është varfëru në vend se të zhvillohej.”, transmeton Botapress.info