Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar të premten se një person i panjohur ka tentuar të futet me dhunë në zyrat e portalit online “Botapress”.
AGK shpreh shqetësim për këtë akt ndaj kësaj medie, dhe fton Policinë e Kosovës që ta hetojë me prioritet rastin, në mënyrë që gazetarët të kenë ambient të sigurt të punës.
Gjithashtu, AGK-ja pret që Policia të zbardhë edhe motivet prapa një tentimi të tillë. /Botapress/
Skandaloze: Një person tenton të demolojë redaksinë e Botapress-it – Ja videoja (Video)
Policia e Kosovës del në vendin e ngjarjes, merr shenjat e gishtërinjëve
Gazetarët e Botapress-it: Ky person është parë disa herë përreth redaksisë