Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka thënë se gjuha e këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ndaj mediave është e papranueshme, shkruan Gazeta Botapress.info.
Me anë të një njoftimi për media, AGK ka thënë se ka ndjekur me shqetësim sulmet e vazhdueshme ndaj mediave që vijnë zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Këshilltari i saj, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”.AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre”, thuhet nga AGK.
Tutje AGK e ka ftuar Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj. /Botapress.info/