[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agjenti serb: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij francez, që punonte në policinë e UNMIK-ut



Ish legjionari dhe agjenti i shërbimit informativ të ushtrisë franceze, njeriu që, sipas mediave serbe, ka pasur në dorë sekretet më të mëdha botërore, pjesëmarrës në fushëbeteja dhe njeriu që njohur personalitetet më me ndikim në Evropë, serbi Jugoslav Perishiq, tregon se cila është prapaskena e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe nëse ai do të ekstradohet në Serbi.

 “Ai (Haradinaj), kurrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij francez, që punon në policinë e UNMIK-ut në Kosovë”, thotë Perishiq, i cili ka qëndruar së fundmi në Francë, raporton gazeta serbe “Pravda” , transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Haradinajn e solli miku i tij në Francë për t’ia ngritur “gatishmërinë luftarake” , respektivisht që ta aktivizojë.

“Kinse ai sërish u akuzua për krime luftë, sepse filloi të humb primatin në Kosovë”, thotë ai, duke potencuar se “Ramush Haradinaj, organizata e tij dhe vëllai i tij Dauti, janë organizatorët kryesorë të grumbullimit të parave në territorin e Ballkanit dhe me këto mbajnë një sistem të tërë të ish oficerëve të NATO-s, të cilët kanë krijuar bazën e tyre Bondsteel, e cila në 15 vjetët e fundit ka qenë faktor kryesor i të gjitha zhvillimeve në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Ballkan… ”

“Ramush Haradinaj është dashur të aktivizohet, respektivisht të shpëtohet, sepse disa herë kanë provuar të kryejnë atentat ndaj tij dhe familjes së tij dhe në këtë mënyrë të asgjësojnë tërësisht krahun e asaj që do të mund të vazhdonte financimin dhe mbajtjen e tërë projektit të Ballkanit…”

“Ai nuk është vetëm Ramush Haradinaj. Ai për këtë shkak është liruar nga Haga… Unë nuk e shoh atë si një Ramush Haradinaj, e shoh si një pjesë të një organizate të fuqishme, prapa të cilës qëndrojnë CIA dhe NATO”, thotë spiuni dhe legjionari serb, duke potencuar se “prapa Haradinajt qëndrojnë persona nga strukturat e CIA-s dhe NATO-s në vendet e Evropës, por jo edhe këto institucione”, thotë legjionari dhe agjenti serb, transmeton Telegrafi.

“Ai punon për grupin rreth Clintonit dhe Bushit dhe tërë kjo filozofi kishte për qëllim që në këto tërritore të zhvillojë shtetet e saj private. Tash, pas rënies së Hillary Clinton, mund të thuhet se vetëm Kosova dhe Maqedonia janë nën ombrellën e regjimit të këtij grupi”

Kjo mund të shihet edhe me vendosjen e shumë njerëzve të tyre, që kanë mbetur në këto territore, ndër të tjerë edhe ish ambasadori amerikan William Montgomeri është sot në Beograd, ndonëse nuk kishte të drejtë të jetojë në atë territor.
Ai nga Serbinë e ka shndërruar një institucion privat, kurse që të mund të funksionojë ky institucion privat ata janë lidhur me lobin kriminal të shqiptarëve, të cilin e udhëheq Ramush Haradinaj.

Perishiq thotë se gjithçka ishte në rregull derisa nuk erdhi të ndryshimi i administratës Amerikane pas zgjedhjeve në SHBA.

“Kur erdhi të ndryshimi pas zgjedhjeve në SHBA, 40 kryetarë të shteteve të Evropës janë mbledhur për të parë se si do t’i kundërvihen Donald Trumpit…, sepse ishin një klikë e cila dikur punonte me Clintonin dhe Bushin”’, thotë ai

“E kanë ftuar Haradinajn që të bëhet një lojtar ofensivë në rast se do t’ju duhet për ta ndalur Trumpin dhe Putinin, sepse politika e tyre do jetë shumë më e përafërt dhe do të fillojnë diametralisht ndryshe të rrjedhin ngjarjet në botë. Në tërë këtë rrjedhe të konflikteve Ramush Haradinaj është dashur që sërish të kthehet në orbitë, që sërish vazhdimisht të flitet për të, se kinse bëhet fjalë për krime të luftës, në mënyrë që shqiptarët sërish të mobilizohen përreth tij…”, thotë agjenti dhe legjionari serb Perishiq.