• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Agim Veliu thotë se VV ka për qëllim kapjen e RTK-së përmes shkarkimit të bordit aktual

nga Bota Press
22 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress 22 Qershor – Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Rekomandimet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK.

Aty u kërkuar që të: Të iniciohet shkarkimi i Bordit për shkak të paaftësisë profesionale; Bordi të jetë personalitet me integritet të lartë profesional dhe etik dhe të bëhet plotësim- ndryshimi i ligjit për RTK-në.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka thënë se të gjeturat nga Komisioni për Buxhet nuk janë evidente që të iniciohet një shkarkim i këtij Bordi.

Lushtaku poashtu ka pranuar se RTK-ja nuk është në formën më të mirë, por ka thënë se shkarkimi nuk duhet të bëhet për çështje politike.

“Rekomandimi imi është që mos të iniciohet një shkarkim i tillë për arsye politike. Mbetet në kompetencën e deputetëve që të vendosim për një shkarkim të tillë. Mediumi i RTK-së ka ngecje të mëdha por të gjeturat nuk kanë qenë aq evidente për një shkarkim të tillë. Jam dakord që të ketë ndryshime në Ligjin për RTK-në sidomos në aspektin menaxherial”.

“Nuk ka kritere që e bëjnë një mbikëqyrje të mirë. Ka mangësi në RTK sidomos në raportimin lidhur me buxhetin. E shohim që ka vullnet për shkarkim, ne e dimë që këto po bëhen për çështje politike”, është shprehur ai.

Ndërsa kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë rekomandimet e Komisionit për Buxhet japim mjaftë detaje dhe tregojnë që Bordi i RTK-së ka shkelur nenin 28 e 29 të Ligjit.

“Nga Komisioni për Buxhet kemi një rekomandim mjaftë të detajuar ku janë gjetur shkelje ligji përkatësisht nenit 28 dhe 29 nga Bordi i RTK-së. Jam e bindur që nuk ka kritere për emërimin e antëtarëve të Bordit”, është shprehur ajo.

Kurse anëtari i Komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu ka thënë rekomandimi për shkarkim po bëhet tërësisht politik me qëllim të kapjes së mediumit publik.

“Për mendimi tim nuk është bërë një vlerësim i duhur i Bordit. Ky rekomandim është tërësisht poltik me qëllim të kapjes së një mediumi që duhet të jetë i pavarur”.

“Rekomandimit e Komisionit nuk janë bindëse. Është tërësisht një veprim politik. Ju e keni shumicën mund ta bëni por për mua kjo formë është e papranueshme” është shprehur ai.

Besim Muzaqi ka thënë se në këto pika të rekomanduara nga komisioni ka arsye të qëndrueshme për shkarkim të Bordit të RTK-së.

“Ky Bord ka dështuar totalisht. Situata është kristal e qartë, RTK-ja ka pasur një Bord që ka keqmenaxhuar, dhe qytetarët meritojnë një Bord krejt tjetër nga ky”.

“Rekomandoj të shkojmë drejtpërdrejtë në votim”, ka thënë ai.

Tags: Agim VeliuRTKVV

Të ngjashme

Aktuale

Ngjarje e rëndë: Humb jetën një 39-vjeçar në Gjilan

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Aktuale

Sa shpenzuan ministri Latifi me stafin e tij për gjashtë muaj

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Aktuale

Stoltenberg për situatën në veri: KFOR’i po monitoron situatën nga afër, të gatshëm të ndërhyjmë

nga Bota Press
9 Gusht, 2022
Aktuale

Deçan: 16-vjeçari del para shtëpisë, shoku i klasës e ther…

nga Bota Press
9 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Ministria e Mbrojtjes: Ushtria është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës
  • “Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri
  • Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit për babanë e tij Xhavit Kozhani
  • Gjeli “torturon” çiftin e moshuar, pronari përfundon në gjykatë
  • Derisa importi i mallrave serbe po shënon rekorde, Sami Kurteshi i vetëm i rikthehet sloganit të harruar nga VV-ja “Duaje Tënden”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.