[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agim Veliu ka arritur të bëhet deputet, kaq vota morri ai



 

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja në ora 11:00 të i shpallë rezultatet përfundimtare, raporton Gazeta Botapress.

Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. 20 ulëse ndërkaq ju shkojnë pakicave.

Reporteri sot ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Ndër 10-të më të votuarit e Lidhjes Demokratike është edhe Agim Veliu, i cili raportohet se ka marrë 11.808 vota.

Sidoqoftë nëse këto shifra janë të sakta do të vërtetohet vetëm kur të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja./Botapress/