• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Agim Bahtiri përzihet në konfliktin Rusi-Ukrainë, ka një paralajmërim për Kurtin lidhur me veriun

nga Bota Press
22 Shkurt, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në vazhdën e konfliktit Ukrainë-Rusi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta riorientojë buxhetin e ndarë për investime kapitale në armatosje të FSK-së.

Bahtiri, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’ ka paralajmëruar kryeministrin Kurti për, siç e quan ai, gatishmërinë e Serbisë që ta aneksojë pjesën veriore të Mitrovicës.

“Pas pushtimit të një pjese të Ukrainës nga Rusia, edhe aleati i saj në Ballkan me në krye Vuçiqin duket se nuk ka vullnet të ruaj paqen në rajonin tonë. I bëjë apel Qeverisë së Kosovës që t’i ndalë të gjitha projektet e investimeve kapitale dhe buxhetin e dedikuar për to ta ridestinoj komplet për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

“Z. Kryeministër Albin Kurti, unë në Vetëvendosje kam ardhur sepse kam besuar dhe besoj që jeni të përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e veriut të Kosovës, i cili ishte harruar nga qeveritë paraprake”, ka thënë më tej ai../Botapress.info/

Postimi i plotë:

Pas njohjes të pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit nga Rusia, dhe hyrjes ushtarake në këto zona nga ushtria ruse, Republika e Kosovës duhet të tregohet shumë e vëmendshme me situatën në veri.

Prej vitit 1999 Serbia qendron praktikisht në gjendje gatishmërie për ta aneksuar veriun e Kosovës, por që gjithmonë ka pritur të krijohen situata të reja gjeo-politike që do ta favorizonin.

Pas pushtimit të një pjese të Ukrainës nga Rusia, edhe aleati i saj në Ballkan me në krye Vuçiqin duket se nuk ka vullnet të ruaj paqen në rajonin tonë.

I bëjë apel Qeverisë së Kosovës që t’i ndalë të gjitha projektet e investimeve kapitale dhe buxhetin e dedikuar për to ta ridestinoj komplet për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

Në maj të vitit 2021 kam nënshkruar kontratë me Ministrinë Mbrojtjes për t’i dhënë në shfrytëzim 195 hektarë tokë në fshatin Cërnushë të Mitrovicës për ndërtimin e bazës ushtarake të FSK-së, nga e cila veriu monitorohet plotësisht. Pas zhvillimeve aktuale, fillimi i ndërtimit të menjëhershëm të saj është nevojë urgjente.

Kryeministër Albin Kurti, unë në Vetëvendosje kam ardhur sepse kam besuar dhe besoj që jeni të përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e veriut të Kosovës, i cili ishte harruar nga qeveritë paraprake.

Pas shpërthimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës rendi i ri global ka tendencë për të ndryshuar, e që dihet se Serbia gjithmonë ka qenë dhe është vegël e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Andaj nuk duhet të rrimë duarkryq përballë kësaj situate, por ta armatosim Ushtrinë tonë për aq sa është e mundshme, duke i lënë anash për një kohë autostradat e projektet e ngjashme.

Tags: Agim BahtiriAlbin KurtiVeriu

Të ngjashme

Kosovë

E zbulon Albin Kurti: Fjala është përdorur 6 mijë herë në arkivat amerikane

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Lajme

Një postim epik i deputetit Besian Mustafa: Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Lajme

Sabri Beqiri: Ja pse Europa kurrë nuk do ta pranojë Turqinë që të bëhet pjesë e saj e as Kosovën si “bisht” i Erdoganit!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Lajme

56.38% e grave kanë fituar mandatin pa kuotë në Kuvendet Komunale

nga Bota Press
1 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Absurde: Presidentja Osmani ia “mban dertin” Serbisë se kah po shkon ajo, me BE apo me Rusinë!
  • E zbulon Albin Kurti: Fjala është përdorur 6 mijë herë në arkivat amerikane
  • Hovenier: Ja pse ShBA-të e përkrahin Pavarësinë e Kosovës?
  • Një postim epik i deputetit Besian Mustafa: Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!
  • G.J. nga Leposaviqi e kishte bërë gati laboratoritn e drogës, intervenon Policia e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.