[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AfrimGashi: Vetëvendosje fillon fushatën parazgjedhore



Gjatë javës që po e lëmë, saktësisht ditën e mërkurë, më 08 shkurt 2017, pothuajse të gjithë mësimdhënësit e shkollave të Prishtinës ishin të ftuar në drejtorinë komunale të arsimit. Takimet ishin caktuar në tri termine.

U thirr ky takim në emër të ngritjes së cilësisë a realisht takimi u mbajt nën sloganin ”Prishtina po bëhet”. Unë si mësimdhënës isha i ftuar në grupin e tretë saktësisht nga ora 14:30. Ky termin po më përshtatej, sepse atëherë po e përfundoja procesin mësimor.

Në të gjitha shkollat pati shumë çrregullime për shkak të mungesave të mësimdhënësve, të cilët ishin ftuar pa ndonjë planifikim të mirë. Si fillim po përmendi vetëm dy raste: në takimin e parë nga ora 10:00 u ftuan mësimdhënësit e lëndës së biologjisë dhe mësuesit e nivelit fillor (klasat 1-5). Me këtë rast kemi shumë orë të humbura, a thua kush do të mbajë përgjegjësi për këto orë të humbura? Orë të humbura pa të edhe nga mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta të cilët ishin të ftuar në terminin e tretë nga ora 14:30, por ata kishin mësim në ndërrimin e dytë. Duhet ta dimë se pothuajse të gjitha shkollat e mesme punojnë me dy ndërrime. Po për këto humbje orësh kush do të japë përgjegjësi?

Kjo është vrëjtja vetëm lidhur me mënyrës së dobët të organizimit!

Takimi ishte i thirrur nën arsyen e ngritjes së cilësisë, e si pretekst ishte marrë rezultati i dobët në PISA.

Kuptohet të gjithë e duan një rezultat të mirë duke përfëshirë prindërit, nxënësit mësimdhënësit…….

Drejtoresha e arsimit Arbërie Nagavci sikur kishte kërkuar takim me militantët e VV-së që janë punësuar tash së voni, sikur deshti t’ju thotë që këndej pari jemi, mos na preni në besë etj, etj.

Drejtoresha e arsimit nuk la pa kritikuar as qeverisjen e kaluar komunale. Kjo e dëshmon që takimi ishte thirrur për diç tjetër e jo për ngritje cilësie. Fundja kush tjetër do të duhej të fillonte një fushatë parazgjedhore pos drejtorisë së arsimit në Prishtinë, drejtori kjo që si asnjë tjetër i kreu detyrat e partisë duke punësuar me qindra militantë nëpër shkollat e kryeqytetit tonë.

Nuk duhet shikuar gjërat vetëm në mënyrë kritike. Drejtoresha e arsimit Arbërie Nagavci tha një fjali të mirë me çka “e përgëzoj”. Ajo tha: sa ma lartë në hierarki në arsim përgjegjësia është më e lartë, pra fajtor më shumë se mësimdhënësi i la drejtorët e emëruarnga ajo dhe partia e saj, fajtor e la edhe veten si e para e arsimit në kryeqytet, e kuptohet që edhe ministrin e arsimit me të cilin kurse si nuk po mund ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjuhë të cilën do të duhaj ta bënin në bazë të ligjit i cili përcakton hierarkinë.

Pa e zgjatur shumë po dalim te takimi!

Merreni me mend ligjërim-leximi në këtë takim ishte udhëzimi administrativ 22/2016i MASHT-it, i cili e rregullon çështjen e aktiveve profesionale, për të cilin edhe kemi shumë vërejtje por edhe është shumë i vonuar. Aktivet profesionale kanë funksionuar gjithmonë, me perjashtim të ndonjë shkolle neglizhente.

Mbikëqyrja e punës së aktiveve më së paku i takon DKA-së, vetëm në rast se ka emëruar drejtor që nuk janë të aftë të mbikqyrin këtë process apo për shkak të mospajtimeve të krijuara me ministrinë.

Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtoria e arsimit në Prishtinë vetëm do të duhej të zgjedhin drejtor të përkushtuar në punë dhe menaxher të mirë, të zgjedhin mësimdhënës në bazë të performancës së treguar në shkencë e jo në bazë të performancës në aktivitete partiake, ashtu siç janë duke bërë dhe sigurisht se sukseset nuk do të mungonin.

Nuk është zgjedhje që të ftohen mësimdhënësit nëpër takime koti!

Zgjedhje është që prijës të arsimit komunal të jenë njerëzit profesionalë, jo ata të cilët më shumë kujdesen për publikime në rrjetet sociale se sa për zhvillimet në arsim. Së dyti udhëheqësit e shkollave duhet të jenë profesionistë, menaxherë të mirë pra me performancë të mirë në zhvillimin e arsimit. Së treti, zgjedhje korrekte dhe profesionale e mësimdhënësve e jo aktivistë të partisë apo familjarët e tyre. Së katërti, mësimdhënësit duhet të kenë hapësirë dhe kushte për mësim, duke përfshirë edhe kabinetet mësimore. Së pesti, mësimdhënësit duhet të pajisen me mjete mësimore. Së gjashti, për mësimdhënësit duhet të organizohen trajnime të mirfillta e profesionale e kurrsesi trajnime profitabile për organizata të ndryshme e etj, e jo të ftohen në takime koti, takime koti për rritje të cilësisë në arsim kuptohet, sepse për fushatë parazgjedhore takimi ka qenë i “frytshëm”.