Trajneri kosovar, Afrim Toverlani, është delaruar për herë të parë për incidentin që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ndonëse policia ka hapur rast ndaj tij, për “kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, Toverlani ka mohuar se ka pasur probleme me Ahmetin, duke shtuar se së shpejti do të pijë kafe me të.
Sipas policisë, Toverlani ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit të njëjtit i është konfiskuar një thikë. Ndërsa, në reagimin e tij, Toverlani është shprehur i befasur me raportimet dhe mohon se ka kërcënuar Shpend Ahmetin.
Reagimi i tij i plotë:
Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.
Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.
Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.
E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.
Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!
Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin.
Për rastin është deklaruar edhe Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se Toverlani i ka shkuar atij tek shtëpia por nuk e ka gjetur aty.