Afvedita Morina – Biffar eshte emer i njohur ne Prizren jo vetem ne skenen politike por edhe mediale e me gjere. Aferdita njihet si nje gazetare e guximshme, grua punetore dhe nene e bashkeshorte e mrekullueshme. Ajo eshte veterane e vlerave rugoviane, LDK-iste e perbetuar dhe ze i fuqishem i graave dhe femrave jo vetem ne Prizren, shkruan Botapress.
Aferidta Morina – Biffar ka vlera ndaj ajo kerkon voten tuaj, besimin tuaj.
Ndaj ja pse duhet ta votoni Aferdita Morinen – Biffar ne Listen e LDK-se per Asamble komunale te Prizrenit ne krye me Anton Qunin. Votoni 160, 1 Anton Qunin dhe 8 Aferdita Morinen- Biffar.
Të dashura gra e vajza të Prizrenit,
– Ua kërkoj besimin me votë që të bëhem zëri juaj në Kuvend, për të ngritur çështje, problematika e iniciativa që prekin jetën tuaj.
– Unë dua shumë që të me jepni mundësinë, sepse vërtetë mundem me u ba zë i fuqishëm dhe i artikulueshëm i nevojave të grave e vajzave gjithandej komunës tonë.
– Unë e kërkoj besimin tuaj me zotimin se do të bëhem avokuese e të drejtave të grave dhe vajzave, të drejta që mund të realizohen përmes ligjit për barazi gjinore, nëse do të kemi më shumë insistim që ai të implementohet në përpikmëri, ashtu si edhe të ligjit për të drejtën e grave në pronë.
– Do të bëhem avokuese që pushteti lokal të jep më shumë mbështetje për iniciativat ndërmarrëse afariste të udhëhequra nga gratë, e më shumë stimulim për subjektet afariste që punësojnë gra e vajza duke respektuar ligjin e punës.
– Do të bashkëpunoj ngushtë me inciativa e grupime të ndryshme që promovojnë e angazhohen për të drejtat e grave dhe për barazi gjinore.
Bashkë mund të bëjmë shumë gjëra të mira për pesëdhjetpërqindëshin (50%) e shoqërisë tonë.
Gra e vajza, ne jemi gjysma e popullatës, gjysma e kapacitetit human e intelektual dhe na takon gjithëpërfshirja e trajtimi i barabart kudo.
Se ka nevojë të bëhet shumë për gratë, flasin statikat më poshtë;
Gratë në veçanti përballen me shumë pengesa, duke përfshirë rolin e tyre tradicional si kujdestare kryesore e familjes. Raportet tregojnë që 82% të grave nuk janë aktive në tregun e punës, ndërkaq, 80% e grave që punojnë në sektorin privat nuk posedojnë kontratë pune; rreth 31% e tyre që punojnë në këtë sektor, punojnë 10 ose me shumë ore të vazhdueshme në ditë.
Pushimi i lehonisë;
Gratë shtatëzënë vazhdojnë të diskriminohen në vendet e punës, sidomos në sektorin privat. Një numri të madh të grave shtatëzënë i ofrohen kontrata afatshkurte, ndërsa të tjerave u ndërpritet kontrata ose zëvendësohen deri sa ato gjenden në pushim të lehonisë, gjithashtu ende nuk egziston pushimi prindëror por vetem pushimi i lehonisë.
Orari i punes;
Punëtorët punojnë në kushte të mjerueshme, me orare të zgjatura mbi 10 ore në ditë, ku në shumicën e rasteve nuk paguhen për ato ore jashtë orarit apo edhe gjatë ditëve të fundjavës pa përjashtuar edhe punën gjatë festave zyrtare.
– Hajdeni pra të bëhemi bashkë e të ngrisim zërin që këto statistika të fillojnë të përmirësohen.
Grua e vajzë që po i lexon këta rreshta, dije që;
– Vota jote vlenë.
– Vota jote ka peshë.
– Vota jote mund ta bëj ndryshimin pozitiv për ty e për vajzen tënde që po e rritë.
Vetëm kujdes, zgjidhe emrin/numrin e kandidatit që ka me u ba zë i kërkesave dhe nevojave tua e të secilës grua e vajzë, pa dallim regjioni, përkatësie fetare, politike e etnie.
Mos voto për ilake e sebepe, voto përfaqësues për vete.