[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Adriana Hoxhiq: Muri ekziston në projektin e urës (Video)



Muri i ngritur në veri të Mitrovicës, është në projektin e Brukselit për revitalizimin e urës, jo në lartësinë e siç është ngritur ai, mirëpo muri është pjesë e këtij projekti.

Këtë gjë e ka pohuar zyrtarja ekzekutive në komunë e Mitrovicës Veriore Adriana Hoxhiq, e cila ka thënë gjithashtu se rrëzimi i tij nuk është në dorën e komunës.

Hoxhiq ka thënë se çështja e urës është politike, dhe se është folur për të 4 vite me radhe pa asnjë rezultat konkret.

E muri i ngritur sipas saj është një patate e nxehtë që po tentohet t’i lihet në dorë komunës së saj, por që nuk do e marrin përsipër këtë barrë.