[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Adi Krasta mes dy dashurish, por zgjedh një në fund



Nuk ndodh shpesh që drejtuesi i emisionit dhe i ftuari të ndërrojnë rolet gjatë një interviste, por kur një gjë e tillë ndodh, mund të rezultojë më interesante nga sa pritej.
Këtë ka provuar ditën e sotme Adi Krasta në emisionin e tij “E Diell”, ku për pak çaste i ka dhënë Alban Skënderajt – të ftuarit të tij, ‘lejen’ që ta intervistojë atë.

Edhe pse i zënë pak ngushtë dhe i papërgatitur, Albani ka ditur menjëherë si t’ja kthejë me të njëjtën monedhë Adit, duke i bërë disa pyetje pikante.

Ndër të tjera, pyetja më interesante ishte ajo që lidhej me 2 televizione me të cilat Krasta ka punuar dhe punon aktualisht.

“Agon Channel apo Top Channel”? – pyeti Albani.

Nuk u mendua shumë Adi, i cili u shpreh:

“U tregove vërtet një moderator mistrec. Mund të them se “Agon Channel” ishte një kauzë, ndërsa “Top Channel” është dashuri!” –përgjigje kjo që mori duartrokitjet e publikut.

“Po thërras në ndihmë edhe Donald Trump me këtë rast: I want to be great again”!” – shtoi Krasta duke iu referuar pikërisht sloganit të Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, si për të treguar se është rikthyer në ekran për të qëndruar dhe për ruajtur vendin ndër më të mirët e televizioneve shqiptare. /Blitz.al/