[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Adem Salihaj: Hashim Thaçi është mësuar ti vrasë patriotët e pastaj ti përkujtojë



Adem Salihaj

Sot Hashim Thaçi paska ndërmend të bëjë homazh te varri i Haki Imerit, i vrarë pas lufte nga strukturat kriminale të vetë Hashim Thaçit.
Nuk ka fyerje më të madhe që i bëhet një të vrari nga vetë krimineli. Hashim Thaçi është mësuar ti vrasë patriotët e pastaj t’u organizojë përkujtime . Ai po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë, duke u munduar t’i shpëtojë drejtësisë. Por,drejtësia gjithsesi do të vijë,shpresoj se nuk është larg.
Apeloj te familja e Haki Imerit që të mos e lejojë një përdhosje të tillë të kujtimit të Haki Imerit dhe të varrit të tij.