[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Adelina Tahiri blen veturë në vlerë 90 mijë euro! (Foto)



Këngëtarja e njohur shkupjane Adelina Tahiri është njëra ndër këngëtaret më të ndjekura nga publiku.

Kohëve të fundit është njoftuar se këngëtarja nuk ishte në gjendjen më të mirë shëndetësore, kjo pasi pati një lëndim në këmbën e saj gjatë skijimit, gjë e cila e detyroi t’i futet edhe një operimi.

Loading…

Megjithatë, gjendja e Adelinës tashmë është normalizuar, dhe shumë shpejt ajo pritet të nisë punën për realizimin e projekteve të reja, transmeton Telegrafi

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ditën e djeshme (e mërkurë) ka vendosur ta ‘shpëblejë’ vetën me një makinë të re luksoze, të tipit Porche Cayenne.

Adelina Tahiri prezanton makinën e saj të re. Foto nga InstaStory.

Me të parë këtë fotografi, fansat e kanë uruar Adelinën për blerjen, gjersa shumë prej tyre kanë qenë edhe kureshtarë për të ditur çmimin e kësaj veture luksoze.

Në qoftë se vërejmë me vëmendje në kërkimet në “Google”, çmimi i një makine të tillë sillet diku rreth 90 000 euro.

Çmimet e makinës së tipit “Porche Cayenne”.

Këngëtarja Adelina Tahiri ka treguar shpesh nëpër intervista se bën shpesh blerje, çka nënkupton se të ardhurat e saj nga muzika janë vërtet të mira.