Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Qeveria e Kosovës jep 1 milion euro për luftëtarët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë, ndëkrohë që për serbët në veri të vendit jepin 11 milionë euro.
Tahiri tha se Gërvalla dhe kryeminsitri Albin Kurti po punojnë që UÇK’në ta shohin si ndërmarrje e përbashkët kriminale, shkruan Botapress.
“Qeveria jep 1 milion për luftëtarët e UÇK-së, e 11 milionë për serbët e veriut”.
“Qasja e saj është tepër e dëmshme, pa marrë parasysh përcaktimin”, është shprehur Tahiri.“E pabesueshme që ministrja e jashtme ta shoh UÇK-në si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ka thënë Tahiri.
“Po punojnë në këtë drejtim, ajo dhe Kurti. Është shumë normale për Kurtin të paguhet 11 milionë euro për serbët në veri, ndërkohë që nuk jepen para për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë”, shtoi Tahiri./Botapress/