Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri,, ka folur rreth zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen në partinë e tij, shkruan Botapresss.
Tahiri thotë se zgjedhjet e brendshme në PDK do të mbahen para ose pas zgjedhjeve lokale. Megjithatë, sipas Tahirit, nuk dihet nëse PDK e ka lluksin të shkohet në zgjedhje të brendshme para atyre lokale.
“Unë do të dëshiroja që zgjedhjet e brendshme të ndodhin para zgjedhjeve lokale, por nuk e di a e kemi luksin që ta bëjmë para zgjedhjeve lokale”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ai tha se dy ish-kryetarët e PDK’së, Kadri Veseli e Hashim Thaci nuk janë pengesë për zhvillimet brenda partisë.
“Veseli dhe Thaci në asjnë rrethanë nuk janë pengesë e zhvillimeve brenda PDK’së. Në momentin që do ta zgjedhim kryetarin e ri, edhe Veseli edhe Thaci do të jenë shumë të lumtur”, ka thënë Tahiri./Botapress/