Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu, ka komentuar mbledhjen e dy qeverive në Shqipëri, ku ka thënë se përafrim me Shqipërinë si PDK mund t’ju mbajmë leksione. Gjithashtu projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, e ka quajtur popullizëm, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdullahu, ka thënë se asnjë hap përpara, asnjë qeveri e Kosovës asnjëherë, nuk mund të bëjë në drejtim të rritjes së bashkëpunimit me Shqipërinë, të përafrimit me Shqipërinë e lëre më të bashkimit me të, nëse në të njëjtën kohë, nuk është në koordinim të plotë me interesat ekonomike, politike e sidomos gjeopolitike të ShBA-s në Ballkan.
“T’i thuash me kryeneçësi impotente jo gazit amerikan në Ballkan, përkatësisht në Kosovë, e të mendosh se në të njëjtën kohë mund ta përfundosh një projekt gjigant siç është hekurudha Durrës – Prishtinë, në politikë është aventurizëm e në realitet është popullizëm. Nëse kjo qeveri dëshiron të mësojë (për këtë ju ofrojmë leksione falas) se si duhet të përafrohemi me Shqipërinë, le ta shoh dhe analizojë të kaluarën e shumë veprimtarëve dhe drejtuesve që ishin dhe janë në PDK dhe punën qeveritare të PDK-së”, ka shkruar ai.
Tutje Abdullahu ka thënë se ky segment i PDK-së është një nga faqet më të ndritura në historinë e partive politike shqiptare dhe në historinë e mendimit politik shqiptar në përgjithësi.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress.info./