Në kuadër të fushatës LDK Ju dëgjon, lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku do të mbajë një takim me bashkatdhetarët dhe veprimtarët e LDK-së në Gjermani.
Për më shumë detaje, ja njoftimi nga LDK-ja, Zyra për informim:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës mbajnë tubim me bashkatdhetarët tanë në Gjermani këtë të diel, më datë 6 nëntor 2022, në orën 12:00, në Johann Klein Strabe 22, 67227 Frankenthal.
LDK-ja vlerëson lartë rolin dhe kontributin e madh që mërgata ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet që ky mision i nisur 33 vite më parë të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët – rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe përtej.
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme në këtë tubim prandaj ju ftojmë që të merrni pjesë masivisht.
RegjistrohuLDK.org
#lidhjademokratike