• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku pret shkarkimin e Berishajt dhe kërkimfalje për rehabilitimin e Ivanoviqit

nga Bota Press
23 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar për dy skandalet e fundit, siç i ka quajtur ai, amnistimin e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci dhe rehabilitimin e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb që u vra para pesë vjetësh.

Abdixhiku tha se janë ende në pritje të veprimeve nga ana e Qeverisë.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?”, ka pyetur kreu i LDK-së.

Ai tha se do të vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e Martin Berishajt dhe kërkimfalje nga kryeministri Albin Kurti për rehabilitimin e Oliver Ivanoviqit.

Postimi i Lumir Abdixhikut:

Amnistues të Martin Berishaj.
Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.

Ende në pritje të veprimeve.

  • I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.
  • I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?

A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?

Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!

Tags: BERISHAJLumir AbdixhikuSKANDALE

Të ngjashme

Aktuale

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • “Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks”, kush është gruaja që ‘fundosi’ McGonigal
  • Milaim Zeka ka një pyetje për ata gazetar mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë
  • Aksident mes autobusit dhe kamionit në New Jork, gjashtë të vdekur
  • “Kuku u kallëm krejt” – Reagon Artani teksa Melisa zhvesh bluzën
  • Zbutet pak Vuçiqi: Kemi nevojë për paqe e për jetë normale…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.