• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku para sfidës: Prizreni, një “arrë e fortë”, Mitrovica e Ferizaji, beteja të humbura para garës

Shkruan Bajrish Morina

nga Bota Press
6 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

 

Botapress, 7 Qershor – Komuna e Prizrenit duket se është një “arrë e fortë” për LDk-në dhe Lumin Abdixhikun. Kjo parti e ka humbur torroun prej kohës së Eqrem Kryeziut dhe tash e disa palë zgjedhjesh më shumë shënon humbje se sa fitore. Atje, LDK-ja është shndërruar në një “patericë” herë të PDK-së e së fundi edhe të Vetëvendosjes.

Nëse kësaj i shtojmë faktin se Haxhi Avdyli, ish-kryetari i kësaj dege, tash deputeti i krahut të Vjosa Osmanit, ka paralajmëruar garën për të parin e këtij qyteti, atëherë ai mund të dëmtojë pak a shumë LDK-në në këtë komunë dhe në një balotazh eventual do t;i dalë në krah kandidatit të Vetëvendosjes.

Në rrethana të tjera, Driton Selmanaj mund të ishte një kandidat serioz i LDK-së për Prizrenin. Por rrethanat e krijuara pas 14 Shkurtit, e ardhmja e Selmanajt në LDK, qoftë në Prizren qoftë në nivelin qendror nuk duket të jetë shpresëdhënëse.

 

Mitrovica, në kërkim të një lideri të ri

 

Edhe Mitrovica duket se është një komunë e humbur ende pa filluar gara. Atje, si edhe në Prizren, LDK nuk po këndellet pas përplasjeve të brendshme dhe përfshirja në koalicione me  kryetarin aktual Agim Bahtirin e ka dëmtuar shumë këtë degë.

Një emër i fortë i kësaj partie mungon në Mitrovicë. Safet Kamberi, kryetari i Degës e ka sprovuar veten edhe si kandidat për kryetar të komunës por edhe për deputet por nuk e “ka kaluar pragun”.

Një emër i ri në garën për këtë komunë, mbase mund të përmirësonte reitingun e LDK-së në këtë komunë, të cilën në vitet e para pas lufte, LDK-ja e fitonte me rezultat të thellë me mbi 60% të votave.

 

Shkelqimi dhe rënia e Ferizajit, faji dhe fajtori Muharrem Sfarqa

 

Pas disa përplasjeve brenda Degës së LDK-së në këtë komunë, kryesisht mes Adem Salihajt dhe Faik Graincës, i pari ish-kryetar e i dyti ish-nënkryetar i LDK-së e i komunës, Muharrem Sfarqa ” i huazuar” nga diaspora solli freski jo vetëm në këtë degë por edhe në komunë.

Sfarqa fitoi garën për kryetar të Ferizajit duke e rikthyer në pushtet LDK-në pas gati 8 vitesh të humbjes së pushtetit. Kjo fitore e LDK-së në Ferizaj ishte si një “ngushëllim” i mirë për LDK-në e cila humbi Prishtinën me kandidaturë të Isa Mustafës, kryetar i LDK-së.

Por shkëlqimi i Muharrem Sfarqës dhe i LDK-së në këtë komunë zgjati vetëm 4 vjet. Sfarqa dhe LDK e humbën pushtetin nga PDK-ja dhe rivali Agim Aliu.

Ndërkaq përplasjet e brendshme në këtë Degë të LDK-së, quan në rënie drastike të votave për këtë parti politike në dy palë zgjedhjet nacionale, më 2019 dhe 2021 ndërkaq Muharrem Sfarqa humbi edhe besimin e liderit të ri të LDK-së Lumir Abdixhikut i cili e la jashtë Kryesisë së LDK-së në qendër.

Ajo që mund të thuhet në fund të kësaj analize për gjendjen e LDK-së në këto komuna është nevoja e domosdoshme që Lumir Abdixhiku, ta qojë reformën dhe referendumin e brendshëm anëmbanë LDK-së në Degë, ashtu sic ndodhi më 14 mars në Kryesinë e LDK-së.

Kjo reformë dhe ky referendum do të jetë i dhimbshëm për “meritokratët e vjetër” të LDK-së por do të jetë një mundësi e re për të rinjtë dhe të ardhmen e LDK-së.

FUND

Tags: LDK Abdixhiku

Të ngjashme

Aktuale

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Kështu kaloi nata në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

nga Bota Press
25 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”
  • Kështu kaloi nata në veri
  • Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku
  • Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë
  • Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.