Botapress, 5 Qershor – Zgjedhja e kryetarit të LDK, e mbajtur më 14 mars ishte një referendum i brendshëm në këtë parti politike. Këto zgjedhje, që erdhën si pasojë e dorëheqjes së Isa Mustafës nga kreu i partisë pas rezultatit më të dobtë të LDK -së prej themelimit të saj, sollën në krye liderin e ri i cili ende nuk i kishte mbushur 4 vjet të anëtarësimit të tij në këtë parti politike, shkruan Botapress.
Por fitorja me një diferencë bukur të madhe e Lumir Abdixhikut të ri përballë një veterani të LDK-së, Lutfi Hazirit, duhet të merret si një sinjal i fortë për të ardhmen e kësaj partie nëse dëshiron të ngritet sa më lartë në skenën politike të Kosovës.
Zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti do të jenë një sfidë e madhe për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhikun.
Suksesi dhe dështimi eventual në këto zgjedhje do t’i përshkruhen si “faturë” kryesisht kryetarit të ri të LDK-së.
Në këtë kuadër, Abdixhiku tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Hapin më të madh e ka bërë me emërimin e Përparim Ramës për kandidat për Prishtinën. Nëse Lumiri e Përparimi e rikthejnë Prishtinën atëherë cdo rezultat tjetër sa do jo i mirë në komunat e tjera, do të ishte sukses për LDK-në.
Në ndërkohë, Lumir Abdixhiku tashmë ka përzgjedhur disa prej kandidatëve të ardhshëm për sfidën e tetorit. Ashtu sic është pritur, Xhafer Tahiri është rikandiduar për Vushtrrinë e Ardian Shala për Suharekën.
Në ndërkohë pritet që Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Sokol Haliti të vazhdojnë garën në Pejë, Lipjan e Viti.
Por sfida të mëdhja për LDK-në dhe Abdixhikun mbeten Podujeva, Gjilani, Prizreni, Mitrovica e Ferizaji.
Ekrem Hyseni mund ta riktheje Podujevën nëse nuk e bojkoton Agim Veliu
Dr. Ekrem Hyseni, anëtar i Kryesisë së re të LDK-së mund të sfidojë ish-bashkëpartiakun e tij Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes. Gara mund të bëhet interesante dhe sfiduese për LDK-në e Hysenin nëse në ndërkohë nuk e bojkoton këtë garë dhe këtë kandidat Agim Veliu i hidhëruar.
Në fakt, Veliu nuk ka nevojë fort të duket në fushatë por nuk është mirë të bëjë “propagandë” kundër Ekrem Hysenit me të cilin thuhet se nuk janë në raporte të mira.
Nesër do të lexoni:
Gjilani me Arbër Ismajlin e ka humbjen e sigurtë pa balotazh – Prizreni, një “arrë e fortë” për Abdixhikun dhe LDK-në – Mitrovica në kërkim të një lideri të ri – Shkelqimi dhe rënia e Ferizajit, faji dhe fajtori Muharrem Sfarqa!