• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku: Mundohet ta shesin si më të mirë, por vetëmenaxhimi është term më i gjerë se Asociacioni

nga Bota Press
23 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në Kuvend për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke thënë se kryeministri Kurti ka zhbërë të gjitha kushtet që i vendosi për themelimin e Asociacionit.

Ai tha se termi vetëmenaxhim është më i gjerë se asociacioni dhe se të drejtën vetëmenaxhuese të serbëve në Kosovë, Kurti e ka bërë kriter ndërkombëtar për Kosovën.

 

Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

 

“Sado eksponentë të pushtetit po mundohen të ofrojnë vetëmenaxhimin si zëvendësim të asociacionit për të thënë se kanë ofruar diçka më mirë, prapë si lojë e brendshme politike në Kosovë, e vërteta e vetme është që vetëmenaxhimi është koncept shumë më i gjerë sesa asociacioni. Sepse vetëmenaxhimi është e drejtë, asociacioni është trup. E drejta e pranuar për serbët si vetëmenaxhim nuk është paralele me trupin organizativ ku ajo ankorohet. Mund të vendoset në asociacion, në këshill, në trup vetorganizativ. Por, ajo mbetet e drejtë. E drejta u është pranuar dhe jo vetëm aq. Kjo është bërë kriter ndërkombëtar nga BE për Kosovën për aq sa ka BE”.

Abdixhiku tha se tashmë Kosova duhet të adaptohet për të respektuar këtë marrëveshje meqë s’ka rrugë tjetër, derisa tha se Serbisë i është hapur rruga për anëtarësim në BE pa njohje.

“Rruga e vetme fatkeqësisht është që të adaptojmë veten për të përmbushur këtë kriter. Kjo është barra e përjetshme që Albin Kurti ia ka vënë gjeneratave. S’ka më rëndësi fati i tij politik. Një të drejtë vetëmenaxhuese një komuniteti serb kudo që jeton në Kosovë e ka vendosur kriter ndërkombëtar për anëtarësim në BE për Kosovën. Mbi çdo marrëveshje, mbi çdo ligj, mbi çdo kushtetutë”.

Abdixhiku e quajti “fat të trishtueshëm politik” të Kurtit, për siç tha ai, ndryshimet e qëndrimeve.

“Për këto qëndrime për pozicionin ndryshues të Albin Kurtit ndiej keqardhje. Çfarë shikimi do të kishte për vetën Albin Kurti në pasqyrë? Por, unë s’e kam brengë a i del vetja luan apo kameleon”.

Tags: LDKLumir Abdixhiku

Të ngjashme

Kosovë

“Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kuriozitete

Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kosovë

Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Kosovë

Molliqaj përmend tri punët e mira të Kurtit gjatë qeverisjes

nga Bota Press
5 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin
  • “Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv
  • Vazhdon takimi në qeveri, Escobar e Lajçka kanë tri kërkesa për Kurtin
  • Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit
  • Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.