Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ishin të pranishëm në meshën lamtumirëse në Katedralen “Nënë Tereza”, e cila u mbajt në shenjë respekti ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.
Kolë Berisha do të kujtohet përherë për angazhimin e tij të fuqishëm në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi, demokraci si dhe për konsolidimin dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës.
LDK-ja dhe i gjithë populli i është mirënjohës për kontributin e tij.
Prehu në paqe, Kolë Berisha!, njofton Zyra per medie e LDK-se percjelle Botapress.