• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku liston 12 dështimet e Kurtit në një vjetorin e qeverisjes

nga Bota Press
22 Mars, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media e ka quajtur qeverinë Kurti si qeveria më e paaftë që ka pasur Kosova në një vjetorin e qeverisjes së saj.

Abdixhiku foli edhe për sulmet e zyrtarëve të qeverisë dhe pushtetit ndaj mediave duke e quajtur si sjellje të rrezikshme për sistemin demokratik në vend .

 

Pamje të shtëpisë ku humbi jetën një person në Kaçanik

“Tendencat kontrolluese të një pushteti absolut janë përcjellur edhe me sulme ndaj medias së lirë. Kjo qeveri karakterizohet me mungesë transparence, në fakt qeveria luftën me mediat e ka zhvilluar në të gjitha frontet dhe me të gjitha mjetet e duke mos përjashtuar seancën solemne të 17 shkurtit kur mediat janë sulmuar  me gjuhë të ashpër nga kryeministri Kurti. Kjo gjuhë vazhdon edhe sot nga zyrtarë të qeverisë të cilët mediat i konsiderojnë si ndërmarrje kriminale, dhe ky sulm kur vjen nga pushteti është e rrezikshme, fjalët në pushtet kanë peshë, ndonëse edhe ne në opozitë mund të kemi kritikë ndaj mediave ne nuk marrim të drejtën të sulmojmë mediat dhe t’i konsiderojmë ndërmarrje kriminale konsiderojmë që puna juaj është e drejtë është e shenjtë dhe është e domosdoshme për një Kosovë demokratike”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.

Ai ka listuar 12 fusha të dështimeve të qeverisë Kurti e të cilën e ka titulluar “Një vit paaftësi”.

Refuzimi i gazifikimit të Kosovës nga Abdixhiku është konsideruar si dështimi i parë i qeverisë Kurti, si dështim të dytë ai ka listuar krizën energjetike me rritje të faturave të energjisë deri në 80%.

Si dështim të tretë në njëvjetorin e qeverisjes Kurti, Abdixhiku ka vendosur politikën e jashtme që sipas LDK-së është karakterizuar me skandale të mëdha dhe me mungesë të takimeve në nivelin e lartë.

Në vendin e pestë LDK ka listuar si dështim kthimin e dialogut në nivel tërësisht teknik nga qeveria Kurti.

E gjashta shtyllë është joefikasiteti i Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq dje, shefi i Stafit të kryeministrit Luan Dalipi ka sulmuar mediat duke i quajtur si kompani të kriminalizuara.

Ndaj kësaj deklarate të Dalipit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke e konsideruar si shumë të rrezikshme dhe thirrje e hapur për linçim.

Tags: LDKLumir AbdixhikuQEVERIA KRUTI

Të ngjashme

Aktuale

Nxehen gjakrat me notë proteste Shkup-Sofje: Maqedonia është Bullgari

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Shtëpi, toka e vetura të shtrenjta: Zyrtarit të LVV-së që ka mbi 1 milionë dollarë nëpër banka

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Ç’po kurdisin? Luana Vjollca dhe MC Kresha bëhen bashkë
  • Presidenti i klubit futet në fushë dhe godet gjyqtarin
  • Nxehen gjakrat me notë proteste Shkup-Sofje: Maqedonia është Bullgari
  • Koci: Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide
  • Greqia pezullon aplikimet për viza për rusët

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.