• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku: LDK-ja synon t’i japë Kosovës program politik të djathtë e rugovist

nga Bota Press
29 Prill, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Sot është mbajtur Konventa Programore e Lidhjes Demoktarike të Kosovës, e kryetari Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij dëshironë që t’i japë Kosovës dhe qytetarëve të saj një program politik të djathtë, rugovist që synon ankorimin drejt së ardhmes euroatlantike.

Ai më tej mbajtjen e kësaj konvente e ka quajtur si pikënisje të debatit të brendshëm partiak dhe me qytetarët, raporton Botapress.info

“Nga sot, angazhimi i LDK-së në terren, në takime me qytetarë – në Kosovë e Mërgatë – do të jetë pjesë përbërëse e hartimit të Programit Politik. Të 28 ekipet tona tematike programore, ndërsa, do të mbledhin rreth vetes profesionistët më të shquar të vendit, për t’i dhënë Kosovës e qytetarëve tanë një program politik të djathtë, rugovist e që synon ankorimin e vendit tonë drejt së ardhmes euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndër të tjera kryetari i LDK-së ka thënë se në këtë konventë është diskutuar mbi orientimet ideologjike e programore të LDK-së, për të ardhmen e së djathtës në Kosovë, politikën e jashtme, mërgatën e bashkëpunimin rajonal; për shtetin, sigurinë, zhvillimin, arsimin, shëndetësinë, për mirëqenien, familjen, avancimin shoqëror dhe qeverisjen lokale në Kosovë.

“Diskutuam për të ardhmen tonë partiake e të Kosovës pa dallim. Mblodhëm të gjitha strukturat tona udhëheqëse, anëtarët e Kuvendit, Këshillit të Përgjithshëm, Kryesisë, deputetët, kryetarët e Komunave, kryetarët e Degëve e asambleistët lokal. U nderuam me mbështetje të përfaqësuesve më të lartë të familjes sonë evropiane – Partisë Popullore Evropiane (EPP), përkatësisht nënkryetarit, David McAllister dhe Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë, Patrick Voller; ambasadorit gjerman Jorn Rohde, përfaqësuesve të KAS dhe NDI; organizata mbështetëse të LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme

Kosovë

E zbulon Albin Kurti: Fjala është përdorur 6 mijë herë në arkivat amerikane

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Lajme

Një postim epik i deputetit Besian Mustafa: Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Lajme

Sabri Beqiri: Ja pse Europa kurrë nuk do ta pranojë Turqinë që të bëhet pjesë e saj e as Kosovën si “bisht” i Erdoganit!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Lajme

56.38% e grave kanë fituar mandatin pa kuotë në Kuvendet Komunale

nga Bota Press
1 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Absurde: Presidentja Osmani ia “mban dertin” Serbisë se kah po shkon ajo, me BE apo me Rusinë!
  • E zbulon Albin Kurti: Fjala është përdorur 6 mijë herë në arkivat amerikane
  • Hovenier: Ja pse ShBA-të e përkrahin Pavarësinë e Kosovës?
  • Një postim epik i deputetit Besian Mustafa: Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!
  • G.J. nga Leposaviqi e kishte bërë gati laboratoritn e drogës, intervenon Policia e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.