Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar qytetin e kryetarit kampion të Lidhjes Demokratike, Fushë Kosovën. Nën udhëheqjen e kryetarit Burim Berisha, ky qytet ka përjetuar ekspansion marramendës.
Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me kandidatët për asamble komunale u diskutua kryesisht për zhvillimin e Fushë Kosovës, si qendër e qindra bizneseve që gjenerojnë vende të reja pune.
Po ashtu, kryetari Abdixhiku dhe kryetari i komunës, Burim Berisha kanë vizituar qendrën e vaksinimit. Kryetari Abdixhiku u shprehi mirënjohjen e pafund gjithë stafit shëndetësor, heronjve modern të vendit, që me punën e tyre pashterur po i shërbejnë vendit në këtë krizë shëndetësore.
LDK-ja mburret me Burim Berishën dhe gjithë ekipin e tij, të cilët kanë vullnet, ide dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, prandaj sërish kërkojnë mbështetjen e secilit qytetar të Fushë Kosovës njofton Zyra per Medie e LDK-se percjelle Botapress.