• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku: Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë

nga Bota Press
29 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar ngushëllime familjes së ish-nënkryetarit të LDK’së, Kolë Berisha, i cili ka vdekur sot si pasojë e një sëmundje të rëndë, raporton Botapress.

Abdixhiku në telegramin e ngushëllimit ka shkruar se mëngjesi i sotëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për familjen Berisha, por edhe për Lidhjen Demokratike si dhe krejt Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendin tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Abdixhiku ka thënë se përpjekjet e Berishës për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi.

Telegram i plotë:

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Berisha,

Mëngjesi i sotshëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për ju, por edhe për Lidhjen Demokratike si dhe krejt Kosovën.

Ju humbët babain e familjarin tuaj, ne humbëm mikun, bashkëpunëtorin, ish-nënkryetarin e LDK-së, ndërsa Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë.

Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përpjekjet e tij për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi.

Kosova do ta kujtojë me pietet dhe nderim veprën e madhe të ish-kryetarit të Kuvendit, deputetit e nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.

Lumir Abdixhiku

Kryetar i LDK-së

Tags: Lumir Abdixhiku

Të ngjashme

Aktuale

Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, i jepen dy ‘urdhra’ KEK-ut

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Aktuale

Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Aktuale

Kaq raste aktive me COVID-19

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Aktuale

Takimi i tretë Kurti – Vuçiq, çfarë do të diskutohet dhe çfarë pret BE-ja

nga Bota Press
18 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Myftiut Tërnava i vjen homologu nga Turqia, del e pret në aeroport
  • Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, i jepen dy ‘urdhra’ KEK-ut
  • Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina
  • Kaq raste aktive me COVID-19
  • Takimi i tretë Kurti – Vuçiq, çfarë do të diskutohet dhe çfarë pret BE-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.